Shoferi humb kontrollin e mjetit, makina përfundon në një dyqan në Vlorë

Një makinë është përplasur me qepenin e një dyqani mesditën e sotme në Vlorë.

Për arsye ende të paditua shoferi i mjetiti ka humbur drejtimin, e për pasojë makina ka përfunduar në dyqan.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet se janë shënuar dëme materiale në dyqan dhe në makinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com/