Shkup, protestë kundër ministrit Xhaferi (FOTO LAJM)

Dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve veteranë maqedonas të konfliktit të vitit 2001">2001 protestuan mbrëmë në Shkup kundër emërimit të Talat Xhaferit si ministër të mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë. Protestuesit drejtoheshin nga Stojançe Angelov, lideri i shoqatës së veteranëve maqedonas "Dinjiteti".

Turma pas një proteste disa minutëshe ka vazhduar pranë zyrave të kësaj shoqate, e cila ka mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura, për hapat e mëtejshme lidhur me kundërshtimin e Xhaferit për ministër të mbrojtjes, për shkak të së kaluarës së të tij si komandant i Brigadës "116 Tahir Sinani" të UÇK-së gjatë vitit 2001">2001.

Në disa pjesë të Shkupit janë parë edhe grafite kundër Xhaferit, duke kërkuar largimin e tij nga ky post ministëror.

Ndërkohë, bëhet e ditur se reagime kanë pasuar edhe brenda VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Nikolla Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori