BE mesazh të qartë në drejtim të Serbisë: S’ka anëtarësim me qëndrime pro Rusisë

Bashkimi Evropian i ka dërguar vërejtje serioze Serbisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit që nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, njoftuar se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë.

Serbia është i vetmi shtet i rajonit që nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha gjatë një konference për media tha se “BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e BE-së, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së.

Ai tha se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.

“Ne presim dhe në këtë drejtim jemi angazhuar me vendet anëtare dhe partnerët në rajon, që t’ua shpjegojmë se sa është e rëndësishme në këto rrethana kur është rrezikuar rendi botëror i bazuar në ligje dhe rregulla, të mbështesin BE-në dhe të kenë qëndrimin e njëjtë me ne rreth sanksioneve”, tha Stano.

Përveç Serbisë, edhe Turqia si vend kandidat nuk ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Por, negociatat e anëtarësimit me Turqinë edhe ashtu janë të ngrira, ndërkohë që ato me Serbinë janë në vazhdim e sipër.

Serbia, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, tashmë do të jetë nën presion më të madh për të mbështetur sanksionet ndaj Rusisë./ h.ll/albeu.com