Disa me
fraktura të rënda e thyerje, e të tjerë të
gjakosur,
shkopi i gomës nuk kurseu sot askënd…
Banorë e policë janë lënduar sot në përplasjen në Astir, ku banorët ishin të betuar për të mbrojtur banesat e tyre.
Dhuna nuk kurseu as këtë të moshuar 80-vjeçar i cili edhe megjithëse me komplikacione të tjera shëndetësore u gjend sot në terren përballë policisë.
Artan
Manushaqe, avokat, ka publikuar pamjet e dhunës ndaj të moshuarit.
Ai është
gjakosur në pjesën e gojës, i kanë thyer dhëmbët, e kanë çarë në buzë dhe ka marrë
fraktura të rënda në kokë.
Manushaqe shkruan se Çerçiz Jaçe, 80 vjeç mbahet në reanimacion.
Artan Manushaqe shkruan:
Cerciz Jace 80 vjec, me dhemb te thyer, me buze te care, me frakture ne
koke, me mpiksje gjaku ne
koke, me diabet, me zemer, me tension, me 8 lloje ilaces, Gjysh, Baba, Bashkeshort e njeri i nderuar, “kriminel nr 2” ku
shkopi i gomes se te forteve nuk ndaloi!” /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2019,
ora 16:57