Shkon ti japë ushqim ariut, i këput krahun 9-vjeçarit (Pamje të rënda)

Një 9 vjeçar kinez ka mbetur vetëm me një krah, pasi një ari e ka kafshuar teksa ndodheshe në kopshtin zoologjik. Fëmija Zhang Chien, në një vizitë në një kopsht zoologjik futi dorën brenda rrethimit të ariut, në përpjekje për t’i dhënë diçka për të ngrënë.

Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik Hebin Park, në Pingdingshan. Nga mediat raportohet se kur gjyshi i 9-vjeçarit shkoi për të blerë disa karamele, ai shkoi pranë rrethimit për ta parë sa më nga afër ariun. Ndonëse njerëzit u munduan ta largonin ariun, kjo gjë ishte e pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori