Shkon në tualet, shokohet kur gjen pitonin një metër të gjatë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 5-vjeçar nga Britania është shokuar kur ka hapur kapakun e WC-së, dhe ka gjetur një piton pothuajse një metër të gjatë.

E ëma, Laura Cowel, tha se vogëlushi u tërbua kur gjeti gjarprin në shtëpinë e tij në Southend të Esexxit.

Menjëherë në shtëpi mbërritën specialistët që hoqën pitonin 91 cm të gjatë.

Cowell tha se tualeti ishte bllokuar për disa ditë dhe uji nuk shkonte poshtë, por në atë kohë nuk e dinte arsyen.

I biri i saj e zbuloi mysafirin e paftuar kur shkoi të përdorte WC të mërkurën.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar aty pitoni, por dyshohet se gjarpri është larguar nga disa fqinjë dhe është futur në tualetin e tyre, transmeton tvklan. Nga aty, duke qenë se tualetet janë të lidhur me njëri-tjetrin, ka përfunduar në tualetin e Cowell.

Gjarpri besohet se nuk ka qëndruar për shumë kohë në tuba pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.



Shtuar më 05/09/2017, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori