Shkolla e Lubetenit në gjendje mjerane, MASH hesht (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nxënësit e shkollës "Liman Kaba" në Lubeten do ta nisin edhe këtë vit të ri shkollor me mungesë hapësirash dhe me një godinë që po shkon drejt rrënimit. Edhe pse drejtori i kësaj shkolle, Xhezmi Abdyrrahmani thotë se gjitha masat janë marrë për parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve infektive, sërish i trembet kushteve në të cilat do të mësohet.

"Deri para disa muajve tualetin e kishim në oborr te shkollës, të cilin na e mbylli Inspektorati shëndetësor, dhe kërkuam nga komuna zgjidhje. Tani i rregulluan brenda por hapësira për nxënësit ngelet shumë e vogël", u shpreh për Portalb drejtori i shkollës.

"Ne kujdesemi për pastërtinë dhe higjienën e shkollës dhe nxënësve dhe shpresojmë që nuk do të përhapet tek ne sëmundja e verdhëzës. E kemi dezinfektuar objektin me mundësit tona që i kemi dhe shpresoj që të shkojë gjithçka mirë. Por është shkollë e vjetër, është ndërtuar disa herë, është shndërruar në një objekt shkollor me pesë hyrje sepse është ndërtuar nga një klasë nga një klasë", vijoi Abdyrrahmani.

Frikë edhe të prindërit e nxënësve, të cilët i tremben shumë papastërtisë në shkollë: "Gjysmën e ditës e kalojnë në shkollë dhe frikësohemi mos marrin ndonjë sëmundje ngjitëse sidomos tani që u shpall epidemia e verdhëzës. E dimë që punohet për mbajtjen e pastërtisë, por sa është e mundur kjo, si dhe stërrngarkimi i paraleleve që është prezent në këtë shkollë ndikon keq në mësimdhënie", thotë një prej prindërve.

Drejtoria e shkollës thotë se i ka kërkuar investime Ministrisë së Arsimit por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. /albeu.com/



Shtuar më 30/08/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori