Shkoi për të goditur Gjiknurin? Halit Valteri zbulon prapaskenat: Më kërcënoi!

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka sqaruar sherrin me Damian Gjiknurin në Kuvend, kur u kaluan ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor, dhe paralajmëroi një padi për të.

I ftuar në studion e emisionit "Kjo Javë" në Neës 24, ai tregoi pse degradoi situata në atë formë.

"Këto janë sekuenca jo të këndshme, nuk është hera e parë që ndodhin përplasje të tilla. Ne në një vit e gjysmë jemi përpjekur që t’ju japim shqiptarëve një sistem tjetër zgjedhor por PS me Gjiknurin kanë bërë marrëveshje me opozitën parlamentare.

Akuzoja z. Gjiknuri se bashkëpunonte me opozitën parlamentare, dhe ndodhi një telefonatë pasi mbarova fjalën unë. “Nuk më njihni mua”, “po më nënvlerësoni”, “mos u merrni me mua personalisht”, këto më tha që dola jashtë.

Ai e mohoi?

Valteri: Ai mund ta mohojë, por nuk kisha pse dilja, aty e kam pasur, s’kisha pse merresha me të.

Nëse nuk do ndërhynin kolegët, çfarë mund të ndodhte?
Valteri: Jo, asgjë s’do ndodhte, do vetëpërmbahesha.

Pse nuk i faktoni në prokurori akuzat për të?

Valteri: Jemi duke u marrë me këtë proces, ne kemi çuar 4 dosje zyrtarësh në SPAK, po mbledhim informacione si deputetë të opozitës. Deri në dhjetor do finalizohen dhe 10 dosje të tjera të qeverisë Rama, që mendojmë se kanë abuzuar me tendera, një nga ta është edhe zotëria në fjalë kur ishte Ministër Energjetike.

Shtuar më 10/10/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori