Shkëlzen Berisha: Ju tregoj vilën time dhe të Ramës (FOTO LAJM)

Vila ne Farke ku kane jetuar Shkelzen Berisha dhe e dashura e tij, Armina Mevlani
Disa ditë më parë në media u publikuan foto të vilës ku Shkëlzen Berisha jeton me të dashurën e tij, Armina Mevlani. Për këtë super shtëpi, Shkëlzen Berisha kishte deklaruar disa kohë më parë se paguante 2 mijë euro në muaj qira.

Por ç’thotë Shkëlzen Berisha? Ai sot ka reaguar duke fajësuar Ramën se ka fabrikuar një lajm të rremë vetëm e vetëm për shkak se nuk justifikon dot pasurinë e tij dhe vilën disa milionëshe në Surrel.

Postimi i plotë
I zënë mat me sarajet e Surrelit në duar që vlejnë miliona euro e të cilat nuk i justifikon dot as me të ardhurat që ka deklaruar as me taksat që ka paguar, Rama kërkon të gjejë shpëtim duke fabrikuar fake neës.

Për këtë ka gjetur foton e një vile që është sa gjysma e të vetës, me pronar një person publik dhe kërkon të shesë me çdo kusht sikur është e imja. Ja kuptoj hallin por nuk zgjidhet çdo problem duke ia lënë atë tjetrit në derë.

Këto zgjidhje edhe mund të justifikoheshin kur Rama ishte akoma i ri e i zënë ngushtë në ndonjë sallë gjyqi. Por sot si i moshuar dhe kryeministër në vend të shpifjeve dhe gënjeshtrave të ricikluara pritet transparencë se ku i gjeti miliona euro për dhjetëra mijëra metra katrorë saraje në Surrel si dhe për pallatin 5 katësh të bashkëshortes së tij të ndërtuar pas asnjë faturë në mes të Tiranës”, - shkruan Shkëlzen Berisha.
Shtuar më 25/03/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori