De Paul: Messi dhe Di Maria udhëheqin “anijen”, ata marrin të gjithë përgjegjësinë

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo de Paul, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Australisë, e vlefshme për 1/16 të Kupës së Botës, duke shpjeguar gjithashtu rëndësinë e dy kampionëve, Messi dhe Di Maria.

“Ata na shpjeguan rëndësinë e veshjes së kësaj fanelle. Ata marrin të gjitha llojet e përgjegjësive, por ne duhet të marrim edhe tonat.

Janë ata që drejtojnë këtë anije, por ne të gjithë duhet ta bëjmë”, është shprehur mesfushori argjentinas./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.12.2022 15:29