Shkencëtarët zbulojnë kontinentin e humbur (FOTO LAJM)

Shkencëtarët nga Universiteti i “Witwatersrand” pretendojnë se kanë gjetur mbetjet e një “kontinenti të humbur” nën ishullin e Mauritius.

Ishulli në fjalë është mjaft i vizituar nga turistët dhe gjendet në brigjet e Madagaskarit.

Mauritius është një ishull i njohur për plazhet e tij ku rëra e bardhë takohet me ujërat e pastër si kristali, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Tre miliardë vite më parë, një kontinent mbuloi oqeanin atje ku tani shtrihen Ishuht Lindorë të Afrikës, sipas studimit të ri.

Kërkuesit kanë zbuluar prova të kontinentit të fshehur nëntokë në kristalet e mbajtur nga lava vullkanike.

Studiuesit gjetën zirkon dhe minerale në formacionet vullkanike poshtë Mauritius, që provojnë ekzistencën e kores së lashtë kontinentale.
Witëatersrand i Afrikës së Jugut, kanë gjetur mbetjet e kontinentit që e kanë quajtur ‘Mauritia”, thuajse i ngjashëm me emrin aktual të ishullit.

Super-kontinenti besohet se ka ekzistuar më shumë se 200 milionë vjet më parë. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori