Masakër në Fushë-Krujë, autorët zbrazën 50 plumba ndaj makinës, tre të vrarë

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba, duke vrarë tre personat që ishin brenda.

Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.

Dy te tjerët janë brenda makinës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës./albeu.com


Shtuar 17.07.2022 14:58