Shkencëtarët gjejnë verë 6 000 vjeçare pak kilometra larg Shqipërisë (FOTO LAJM)

Të gjithë e dinë se disa verëra sa më të vjetra të jenë, aq më të mira janë, por të paktë janë ata që do të provonin një verë 6,000 vjet të vjetër.

Në Sicili është gjetur një verë prehistorike, brenda një shpelle në Monte San Calogero (Kronio).

Ky zbulim ka gëzuar së tepërmi arkeologët që e sollën atë në dritë.

Ata nuk u gëzuan për shumë financiare që do të fitonin, nëse do ta nxirrnin në treg, për shkak të cilësisë së veçantë të saj, por sepse zbulimi mund të rishkruante historinë e Sicilisë dhe kulturën e saj të lashtë, përcjell Gazeta Shqip.

Ekipi i arkeologëve që prej vitesh ka gërmuar brenda shpellës së malit Kronio – në krahinën e Agrigento – drejtohet nga Davide Tanasi i Universitetit të Floridës së Jugut, i cili donte të bënte një shkrim rreth hulumtimit në revistën “The Conversation”.

Vera prehistorike e zbuluar në shpellat e paarritshme,i detyron arkeologët që të rishikojë kulturën e lashtë të Sicilisë. Edhe pse në atë zonë të Trinacrisë lagështia shpesh arrinte 100% dhe temperaturat deri në 37 gradë, shpellat ishin të banuara nga njerëzit në 6000 para erës sonë, në kohën e epokës së bakrit, dhe për këtë ato janë plot me enë dhe të këna aty nga njerëzit primitivë.

Por ajo që habiti dijetarët ishin kavanozat që përmbanin lëng dhe që pas analizave rezultoi se ishte verë dhe kjo gjetje i ka lënë shkencëtarët të habitur.
Shtuar më 19/01/2019, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori