Mposhti sportisten turke në Kick Boks, shqiptarja Ilda Lelo mbron për herë të dytë titullin “kampion bote”

Ilda Lelo ka vazhduar ta korrë sukses në Kick Boks. Vlonjatja ka mbrojtur titullin kampion bote për peshën 62.5 kg.

Titulli WKU World për femra është mbrojtur nga sportistja shqiptare e Flamurtarit në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa ka mposhtur pas 5 raunde sportisten Turke Tugba Gyl Bozkya.

Ilda Lelo ka fituar me pikë pas 5 raundesh të zhvilluara duke mbrojtur kështu për herë të dytë titullin kampion bote.

Emocione të cilat kanë qenë të shumta në ring nga vetë sportistja, por edhe të pranishëm.

Në ring janë dhuruar emocione edhe nga sportistë të tjerë si Edi Shehaj, ndërsa Gjyzeljano Jskuoi ka fituar tiullin WKU Albania por arritja madhështore ishte titulli kampion bote nga Ilda Lelo./Albeu.com/


Shtuar 1.05.2023 11:04