Shkak Sindi?! Melisa e Atdheu shpërthejnë në thumba ndaj njëri-tjetrit (FOTO LAJM)

Të dielën që shkoi, Sindi dhe Atdheu u përballën me njëri-tjetrin për të sqaruar situatën mes tyre. Kohëve të fundit, mes Sindit dhe Atdheut ishte vënë re një afrimitet i madh, por nga ana tjetër Atdheu tregohej tepër i ngrohtë në takime me Melisën.

Në këtë përballje, Atdheu i pranoi Sindit se ka pëlqim për dy femra, për të dhe Melisën. Madje një video e tyre e shfaqur në ekran, ku dukeshin tepër të ngrohtë me njëri-tjetrin në prapaskenë, trazoi ujërat dhe Melisa e quajti Atdheun ‘të lëkundur’.

Menjëherë pas spektaklit u duk se Atdheu dhe Melisa nisën të hidhnin kunjat e para për njëri-tjetrin, në rrjete sociale. Ishte Atdheu ai që publikoi i pari një shprehje krahas fotos së tij, e cila shkruante: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi”.

Të njëjtën gjë bëri edhe Melisa, e cila disa minuta më pas publikoi një foto të sajën ku shkroi: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish.”

Në lidhje me këto fjalë, që nga publiku u përkthyen si thumbime, Atdheun e ka ngacmuar dhe blogeri, Olti Curri.

“Ore zotëri do sillesh mirë me gocën ti apo si e ke hallin”, ka shkruar Olti në një postim duke përmendur Atdheun.

Ky i fundit i është përgjigjur menjëherë Oltit, duke reaguar edhe në lidhje me thumbimet e aluduara për Melisën. Atdheu shprehet se e gjitha ka qenë një keqkuptim, sepse ai nuk ka asgjë me Melisën.

“Si urdhëron zotëri po është një keqkuptim asgjë më shumë. Nuk kam kunja për asnjë sidomos për Melisën”, ka shkruar Atdheu.
Shtuar më 26/01/2021, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori