Gjendet pa shenja jete e reja në Tiranë, dyshohet se…

Një 31-vjeçare është gjetur pa shenje jete këtë të mërkurë në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Njoftimi policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 


Shtuar 28.06.2023 12:52