Shiti pije alkoolike, rrihet për vdekje i krishteri në Indonezi (FOTO LAJM)

Një i krishterë indonezian u rrah publikisht të premten për shitjen e alkoolit që konsiderohet shkelje e ligjit sheriatik islam.

Jono Simbolon u rrah rëndë nga një oficer fetar i maskuar jashtë një xhamie në kryeqytetin provincial Banda Aceh, përcjell albeu.com

Ai është i dyshuar për 36 raste të shitjes së alkoolit dhe e pret një dënim i gjatë në burg.

Rreth 98 për qind e pesë milionë banorëve të Aceh-it janë myslimanë që i nënshtrohen ligjit fetar.

Jo-muslimanët të cilët kanë kryer një vepër që shkel ligjet kombëtare dhe fetare - të tilla si shitja e pijeve alkoolike - mund të të ndiqen penalisht. /albeu.com/


Shtuar më 21/01/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori