Shitet “Pantera e zezë”, makina më e shtrenjtë në botë (FOTO LAJM)

Kryevepra e fundit e Bugatti-t, e quajtur “Vetura e Zezë”, por dizajni e bën këtë makinë të duket më tepër si një “Panterë e Zezë”, është shitur te një blerës sekret për një vlerë rekord prej 18.7 milionë dollar.

Bugatti pritet të shfaqet për herë të parë në publik të dielën në një festival në Kaliforni. Më parë është folur se blerësi i kësaj makine është Cristiano Ronaldo, por ylli i futbollit përgënjeshtroi zërat.

Po ashtu është folur se ai mund të jetë sportisti më i pasur në botë, rekordmeni i boksit Floyd Mayweather, por nuk kemi pasur një reagim.

“Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.
Shtuar më 15/08/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori