UNIK/ Ky është kryeministri që punon si mjek për të luftuar koronavirusin

Një shembull i veçantë vjen nga Irlanda ku kryeministri i këtij vendi, përveç menaxhimit të punëve të shtetit, ka vendosur të punojë edhe si mjek në luftën kundër COVID-19.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar është regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës dhe ka vendosur që një herë në jave të japë shërbimin e tij si mjek në spital.

Kryeministri dëshiron të japë kontrubutin e tij edhe si mjek për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij po punojnë në shërbimin shëndetësor.

Varadkar, 41 vjeç, ka punuar si mjek në Dublin, por e la këtë profesion në 2013 për të ndjekur me kohë të plotë politikën.


Shtuar 6.04.2020 07:26