Dhunë dhe tension, çfarë ndodhi në protestën për Teatrin Kombëtar (FOTO LAJM)

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka shkaktuar jo pak revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike.

LSA ka fiksuar në foto disa nga momentet me forta të konfrontimit mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Mes turmës që janë përleshur me policinë bien në sy dhe ish-deputetët e opozitës, të cilët ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat për shkak të tentativave që bënë për t’u future ne perimetrin e Teatrit.

Ditën e sotme janë shoqëruar rreth 37 qytetarë në komisariat, ndërkohë që mes tyre dhe përfaqësues të partive politike dhe një gazetar.


Shtuar 17.05.2020 10:13