“Kazani po vlon”, Dash Sula për çështjen “McGonigal”: Koha që drejtësia të pastrojë morrat e politikës

Deputeti demokrat, Dash Sula nga Foltorja e Kuvendit duke iu referuar agjentit të FBI-së, Charles McGonigal tha se ky i fundit bëri para në Shqipëri për shkak të korrupsionit.

Në seancën me mocion për çështjen McGonigal, Sula u shpreh se drejtësia amerikane do të flasë në lidhje me përfshirjen në këtë çështje edhe të kryeministrit Edi Rama.

Ai ka shtuar se drejtësia amerikane megjithatë i ka duart e lidhura dhe e ka vetëm dy rrugë për hetimin e kryeministrit Rama, nëse ai heq dorë nga imuniteti i tij apo nëse merret në hetim nga SPAK.

Deputeti u shpreh se ka ardhur koha që drejtësia të pastrojë politikën.

Sula: E bëtë qytetar nderi në Tropojë, i shtronit qingja e viça në Kukës, nxitonit kush të kishte më shumë miqësi me të, edhe mazhoranca edhe nga opozita tek tuk. Nuk është FBI e korruptuar as SHBA, por McGonigal, një person. Ju dilni këtu e na tregoni se nuk ka lidhje. Nuk ka shans që drejtësi amerikane nuk ka të drejtë të ngrejë akuzë nga Ramës, ka dy rrugë, ose Rama të heqë dorë nga imuniteti, ose të merret në hetim nga SPAK.

Përgjegjësi morale e politike Rama ka, të gjithë dolët këtu e thanë organet lgjzbatuese kanë përgjegjësi për krimet e ndodhura dje. Po Rama nuk paska faj, që i rruajti lekët shqiptarëve, dhe mirë ja bëri. Rama përmendet 14 herë, përse nuk përmenden kryeministrat e tjerë të rajonit? Vetëm ju ju qëllojnë këto gangsterat, deputetë e kryetarë bashkish trafikantë? Pse nuk kapët një burrë të mi Sistemi amerikan vepron, thuhet në aktakuzë që tentuan të dëmtojnë opozitën.

Por edhe opozita nuk është pa faj, që ndërtoi këtë makineri që po vuajmë sot. Pa u tharë flokët e viktimave të Gërdecit bërë marrëveshje në 2008 ku i vutë kazmën demokracisë. Duhet të skuqemi të gjithë edhe ne që votuam kundër. Ka një rrugë të vetme që të shpëtojë ky vend. Një personi për të hequr morri nga koka i duhet duart e tjetrit. Ishin ndërkombëtarët që ndërtuan reformën në drejtësi.

Tani i ka ardhur ora që drejtësia të pastrojë morrat e politikës. Besoj se drejtësia është më e mirë se dje, por nuk është meritë e kësaj politike. Nuk ka për të shpëtuar asnjë njeri, ashtu siç janë pastruar shtete të tjera në rajon.
Kazani po vlon dhe të gjithë janë në të njëjtin hall si me SPAK në Shqipëri edhe me drejtësinë në SHBA. drejtësia amerikane do të flasë, nuk e ka me ngut por jam i bindur se kartoni i kuq i ka dalë edhe qeverisë edhe kryeministrit.
Pyetja ime është a e kalon dot oqeanin kryeministri ynë, nesër e pas disa muajsh?/Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 17:06