Shet mend me luks në Instagram, këngëtarja e njohur kapet mat duke blerë rroba të lira (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo shpesh ka reklamuar jetë luksi nëpër rrjetet sociale.

Pushime, makina, veshje të shtrenjta ishin përcaktimet për të sa herë përmendej emri i saj.

Madje Adelina Tahiri pak kohë më parë edhe ka sqaruar në një inetrvistë të gjithë ata që mendonin se pas gjithë këtij luksi fshihej një mashkull. Tahiri ka thënë se ishte familja ajo që ia mundësonte çdo gjë.

Megjithatë edhe kjo pasuri e Adelinës duket se ka edhe anën tjetër të medaljes. Ka qenë faqja Vipat e Bllokut që ka postuar një foto të këngëtares ku duket duke kërkuar tek bluzat që kushtojnë vetëm 8 euro.

Megjithatë këtu nuk ka asgjë të keqe, shkruan InTv.

Pasi diçka që kushton lirë, mund të përshtatet shumë me stilin dhe gustot e tua edhe pse për pjesën më të madhe të vipa-ve kjo mbetet tabu.

Madje fotoja bie në kundërshtim edhe me atë çka Adelina ka deklaruar pak kohë më parë në një studio ku ka thënë se shpenzimet e saj mujore kapnin shifrën 150 mijë euro.
Shtuar më 06/10/2017, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori