Pa bluza, me birrë në duar dhe duke kërcyer, gjendja e tifozëve holandezë e qetë deri më tani (VIDEO)

Situata duket e qetë deri më tani e tifozëve të ekipit holandez, Feyenoord.

Një pjesë e mirë e tyre janë mbledhur në këto momente te parku “Rinia”, ku nga pamjet e siguruara duken qartë që deri më tani janë të qetë.

Holandezët janë detyruar të heqin bluzat nga temperaturat e larta, duke konsumuar birrë dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Situata është e ndryshme nga ajo e djeshmja, ku mbizotëron qetësia dhe jo dhuna./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.05.2022 15:01