Sherri mes Sonit dhe Rozanës, ja çfarë ndodhi në të vërtetë (FOTO LAJM)

Rozana Radi dhe Soni Malaj janë dy këngëtare të cilat përvecse të suksesshme janë edhe dy mikesha shumë të mira.

Vajzat kane disa bashkëpunime të suksesshme meqënëse Rozana ka bërë tekste të këngëve të Sonit, një prej të cilave ka qenë dhe kënga fituese në Top Fest 11 “Me të jeton”.

Por ditën e djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar se miqësia disa vjeçare mes tyre është krisur, e dy vajzat prej muajsh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Sipas tyre shoqeria mes dy vajzave nuk i ka rezistuar garës në festivale, siç ka qenë ai i “Kënga Magjike” në të cilën Rozana u shpall fituese e çmimit të madh.

Duket se vlerësimi me pikë që ato kanë bërë për njëra-tjetrën, ka qenë shkak i kësaj zënke.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë se këngëtarët mbajnë mëri mes tyre për pikët që jepen në festival, megjithatë mund të themi se ky nuk është rasti i Sonit dhe Rozanës.

Dy vajzat vazhdojnë të mbeten mikesha të mira dhe këtë e vërtetojnë llogaritë e tyre sociale. Jo më vonë se ditën e djeshme Rozana ka shpërndarë në faqen e saj këngën më të re të Sonit ”Loca” madje duke e komplimentuar.

“Erdhi ylli”, shkruan Rozana.
Nga ana tjetër dhe Soni i ka kthyer përgjigje duke e falenderuar mikeshën e saj. Pra Soni dhe Rozi vazhdojnë të mbeten mike të mira. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori