Sherret me Altin Bashën, këta janë aktorët e larguar nga Portokallia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se aktorët më të mirë të Portokallisë kanë gjithnjë tendencën ta lënë spektaklin më gjysmë dhe të largohen.

Kështu vite më parë dy nga aktorët që shkaktonin më shumë të qeshura në sallë ishte Elvis Pupa dhe Ervin Bejleri. Ata luanin disa role si "Nini" dhe "Vini" dhe gjithashtu "Adviu" dhe "Guraliu". Ama pak vite më vonë ata e braktisën skenën shkruan Albeu.com.

Pas tyre ata që u larguan ishin Ermal mamaqi , Gentjan Zenelaj dhe Juljan Deda. Të njohur si SHBLSH ata u larguan në Vizion Plus ku vazhduan të aktronin në "Apartamenti 2XL".

Edhe Erand Sojli u largua nga Portokallia ku kishte luajtur shumë role të spikatura dhe gjithashtu shkruante edhe një pjesë të mirë të skenareve. Ai tha se u largua pasi donte te ishte një artist i lirë.

Edhe gruaja e tij Rina ishte aktore aty por edhe ajo u largua.

Më pas u njoftuam për largimin e Romir Zallës i cili njihej për monologjet e tij.

Bëri bujë largimi i moderatorit dhe aktorit Agron Llakaj i cili e kishte prezantuar këtë spektakël prej vitesh.

Tashmë është larguar edhe Bes kallaku, Florjan Binaj dhe Erion Isai. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori