Sherr në Big Brother, Lupçe kap gruan në krevat me Danielin (FOTO LAJM)

Lupçe, personi i cili ka hyrë në Big Brother me bashkëshorten e tij Katerinën, gjatë ditës së sotme është bërë xheloz. Duket se molla e sherrit është Danieli, djali nga Tropoja në këtë edicion të 9 të Big Brother Albania.

Lupçe nuk është ndjerë mirë kur ka parë në të njëjtin krevat me Danielin, gruan e tij, Katerinën.

“Pse nuk del jashtë?”, i thotë ai asaj.

“Nuk dua! Aty ku e ndjej veten mirë rri”, i përgjigjet ajo. Por Lupçe këmbëngul dhe i thotë të dalë jashtë.

Debati mes tyre duket se ka sikletosur Danjelin, që ngrihet nga krevati dhe largohet.

“Çfarë ke?”, e pyet sërish Lupçe, por ajo i thotë se nuk ka gjë.
Lupçe ka frikë se mos sjelljen e Katerinës e merr për dobësi Kei, që ai e thërret “Zysha”.

“Do bëj siç e di unë, jo siç më thonë të tjerë”, i përgjigjet ajo dhe Lupçe i jep kurajë duke i thënë se Kei është “zero” para saj. /Albeu.com/
Shtuar më 02/04/2017, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori