Braçe i përvishet ashpër qytetarit që e kritikoi: Qorr! (FOTO LAJM)

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka nisur një fushëtë kundër komentuesve të cilët komentojnë negativisht ndaj qeverisë Rama.

Në një postim në Instagram, Braçe tregon se po punohet për pastrimin e Hidrovorit të Karavastasë që do të përballet me shirat e dimrit.

Zv,kryeministri nuk heziton të thumbojë opozitën duke i cilësuar si “hajdutë që i kishin eskavatorët në lumë për punë private”, ndaj mbytej gjithçka në Shqipëri.

Komentuesi: Po tani që ju erdhi veza bëni punime ju kaq vite se kishit parë fare, këtë vit ju zuri syri por çfarë ti bësh deleve qe flen dhe nuk ju qr t’ju shkulin nga ai vend plehra”.

Braçe: Oooo dele në Austri; Hyr në këtë profil e shih punët çdo javë në 8 vitet e fundit! Mos bëj qorrin me dashje e pështyrësin, por hap sytë e shih!”.

Shtuar më 24/10/2020, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori