Sherr masiv, plas grushti mes grave dhe burrave (FOTO LAJM)

Garat me kuaj është një ndër sportet më të dashur edhe për australianët por ditën e djeshme, një event i tillë është kthyer në një ring boksi.

Pas mbarimit të garave, disa femra filluan të grindeshin me njëra-tjetrën gjë që ka shkaktuar dhe një zënkë akoma më masive dhe mes meshkujve.

Njëra prej vajzave rrëmbeu një tufë me lule dhe filloi të godiste një prej djemve i cili po rrihte të dashurin e saj.

Madje shumë të tjera hoqën takat e larta të tyre dhe i përdorën si armë ndaj njëra tjetrës.

Policia arrestoi disa persona por ende po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për të zbuluar motivin e saj.
Shtuar më 09/12/2019, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori