Shenja dhune në fytyrë, misteri i vdekjes së babait të 3 fëmijëvë në Korçë

Pëlqej
Ditën e sotme në komisariatin në Korçë ndërroi jetë një i ri i cili ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje.

Policia në reagimin e saj zyrtar bën me dije se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vdekja e tij ishte për shkaqe natyrale.

Familjaret e tij vijojnë te qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve të ekspertizës.

Familjaret kanë mundur te fotografojnë 27-vjecarin ne sallën ku do ti nënshtrohet autopsisë.

Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e te riut. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.

Familjaret e të riut, kanë akuzuar efektivet e policisë për dhune ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe ne ambientet e Komisariatit.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është një 27-vjeçar që ishte arrestuar për vjedhje me dhunë.

Familjarët e viktimës e kanë mësuar lajmin në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për dhënien e masës së sigurimit ndaj tij ndërsa ngrenë akuza se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës.

Pasi kanë mësuar lajmin familjarët kanë shkuar para ambienteve të komisariatit ndërsa kërkojnë zbardhjen e të vërtetës.

Bashkëshortja dhe babai i viktimës Tomorr dhe Entela Ftoj kanë hedhur akuza të rënda. Familjarët kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës së trupit të viktimës nga Tirana. /albeu.com/



Shtuar më 17/05/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori