Tragjedi në Pakistan/ Përmbyset autobusi plot me pasagjerë, 14 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë, pamje të rënda nga aksidenti

Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe të paktën 20 u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys të shtunën në një autostradë në provincën Punjab, në Pakistanin lindor. Mes të vdekurve janë pesë gra dhe tre fëmijë.

Mediet lokale raportpjnë se shkak i problemir duket se ka qenë një defekt me frenat e autobusit. Për shkak të problemit me frenat shoferi humbi kontrollin e mjetit, tha një zëdhënës i policisë për Xinhua.

Autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Islamabad për në Lahore.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes dhe i dërguan të plagosurit në një spital aty pranë. Disa prej tyre janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif , shprehu dhimbjen e tij të thellë për aksidentin fatal, ndërsa kërkoi hetim të detajuar për shkaqet e aksidentit./albeu.com/ 


Shtuar 18.06.2023 07:59