Banesa të rrënuara e njerëzit me vrap nëpër rrugë: Allahu na ndihmoftë! (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka lëkundur Turqinë.

Sipas CNN në Turqi, epiqendra është shënuar në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet.

Qytetarët turk kanë “vërshuar” në Twitter ku edhe kanë publikuar pamje nga pasojat që ka lënë pas tërmeti, ku nuk mungojnë as shtëpitë e shembura, në të cilat ekziston mundësia që të kenë zënë persona brenda.

“Allahu na ndihmoftë! Shpresoj mos të ketë jetë të humbura. Zot mbroje kombin tonë.

Faleminderit zjarrfikësve që po punojnë me urgjencë nën rrënoja,”-shkruan një qytetar në Twitter, ndërkohë që sjell edhe pamjet e para nga vendi.


Shtuar 24.01.2020 19:12