SHBA nis sulmet ajrore ndaj ISIS në Siri (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arabë ndërmorën sot sulme ajrore kundër pozicioneve të organizatës së Shtetit Islamik në provincën siriane Raqa. Pentagoni nuk dha shumë detaje, duke theksuar se operacionet vazhdojnë.

“Koalicioni ndërkombëtar, drejtuar nga SHBA, ka ndërmarrë rreth 20 goditje ajrore kundër pozicioneve, bazave dhe qendrave të Shtetit Islamik në qytetin Raqa dhe pothuajse të lokaliteteve të Tabqas, Ain Issa dhe Tall Abyad duke shkaktuar të vdekur mes xhihadistëve”, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), që nuk është në gjendje të përcaktojë një bilanc të menjëhershëm.

Analistët e shohin këtë si një hap shumë të rëndësishëm, që vende me shumicë sunite dalin në krah të sulmeve, pasi më parë ishin paragjykuar se mbështesin Shtetin Islamik. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori