Një robot me teknologji të fundit që ecën, flet, sheh, dëgjon dhe merr objekte duke përdorur duart ishte këto ditë në qendër të vëmendjes gjatë një aktiviteti në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës në Uashington. I cilësuar si
Njeriu Bionik, ai përbëhet nga pjesë trupi
artificiale dhe
organe sintetike.
Njeriu i Jashtëzakonshëm
Bionik, siç quhet, është i ndërtuar tërësisht me pjesë trupi
artificiale dhe
organe sintetike. Ai është subjekt i një dokumentari të ri që tregon prapaskenat e historisë së tij. Drejtuesi i dokumentarit Bertolt
Meyer thotë se në të trajtohet çështja se sa ka përparuar teknologjia mjekësore.
"Çilat pjesë të trupit të njeriut mundemi të zëvendësojmë tashmë? Nëse i marrim të gjitha këto pjesë dhe i vendosim së bashku, çfarë do të kishim? Rezultati do të dukej si ky robot." shprehet
Meyer.
Ashtu si
njeriu bionik, zoti
Meyer, një psikolog i Universitetit të Zyrihut, ka një dorë bionike. Roboti ka gjithashtu 27 pjesë të tjera
artificiale të trupit.
"Ai ka shumë
organe artificiale. Ka një zemër
artificiale, e cila është përdorur tashmë tek pacientët. Zemra
artificiale qarkullon gjak artificial. Ai ka të njëjtën dorë bionike si ajo që kam unë. ...Unë kam lindur pa pjesën e poshtme të krahut tim të majtë. Gjithçka qëndron e vendosur në një eksoskelet robotik. Këtë mund ta shohim si karrigen për invalidë të së ardhmes. Një pajisje që do t’i rikthejë njerëzve të paralizuar mundësinë për të ecur." vijon me tej ai.
Pjesët përbërëse të njeriut
bionik janë marrë nga disa prej studiuesve më në zë të botës, duke përfshirë edhe Joan Taylor, profesoreshë e farmaceutikës në Universitetin De Montfort në Leicester të Anglisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013,
ora 14:28