Sezoni i dasmave po vjen, martesat VIP që tundën verën e kaluar (FOTO LAJM)

Moria e dasmave VIP që pushtuan mediat dhe rrjetet sociale verën e kaluar padyshim që shkaktoi bujë të madhe në botën e showbizit shqiptar.

Të gjitha dasmat kanë pasur veçantinë e tyre dhe vajzat janë kujdesur të vijnë të kuruara në detaj.

Shifra e shpenzimeve të këtyre eventeve ka qenë gjithnjë e lartë dhe ka pasur shumë të ftuar.

Albeu ka vendosur t'i risjellë për ju edhe njëherë në kujtesë në mënyrë që t'i paraprijmë një sezoni të tërë dasmash.

Besi dhe Xhensila
Padyshim që dasma e Besit dhe Xhensilës ishte një nga dasmat më të bujshme në Shqipëri. E zhvilluar në pallatin e Brigadave, dasma madhështore doli si një përrallë e vërtetë. Sot cifti presin nje vajze.

Turi dhe Orinda.
Ata u martuan ne Iluminatum, në një atmosferë magjike dhe kërcime që zgjatën tërë natën.

Marina dhe Getoari
Cifti u martuan buzë detit në Durrës, në një ceremoni shumë unike dhe të vecantë që i la të gjithë gojëhapur. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori