Sërish zjarr në Londër, zjarrfikësit bllokojnë një zonë të qytetit (FOTO LAJM)

Shtëllunga të mëdha tymi janë shfaqur sërishLondër.

Në sheshin “Shaftesbury” janë bllokuar disa hyrje, si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në kryeqytetin anglez.

Të paktën 4 makina zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Sipas mediave britanike, njerëz të shumtë kanë shkruar rreth zjarrit që ka pushtuar qytetin.

“Një numër i madh zjarrfikësish ndodhen në Piccadilly Circus. Shpresoj të mos jetë lënduar askush. Tym i madh në ajër”, ka shkruar në Twitter një nga banorët e asaj zone.

Një tjetër ka shkruar “skena të frikshme”.

Mediat raportojnë se është evakuuar një nga ndërtesat 5-katëshe. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2017, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori