Serbia s'ka mëndje për luftë, ja ç'i bënë paratë e parashikuara për avionët ushtarak (FOTO LAJM)

Një raport i ri nga organizata Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd, BCSP, thotë se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë shpenzoi 7.4 milionë euro që qenë planifikuar për modernizimin e avionëve">avionëve të vjetëruar Super Galeb G-4 për synime të tjera për shkak se projekti nuk kishte marrë miratimin final nga qeveria.

Projekti për modernizimin e dhjetë avionëve">avionëve Super Galeb, të cilat janë prodhime të viteve 1980, qe konsideruar si një nga tre projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Por analiza e BCSP, e prezantuar këtë javë, thekson se modernizimi i këtyre avionëve">avionëve ka qenë një vendim strategjik me rëndësi afatgjatë, që synonte të ruante forcën ajrore të ushtrisë serbe, gjë që nuk u realizua. E ardhmja e forcave ajrore serbe ka qenë temë e shumë spekulimeve prej vitesh për shkak se ky vend nuk disponon paratë e nevojshme për të blerë avionë të rinj.

“Gjetjet tona… tregojnë defekte serioze në planifikim, gjë që e ka penguar Ministrinë të përdorë në kohë dhe në mënyrë realiste paratë që ka,” deklaroi Katarina Djokic, nga BCSP, për BIRN.

Avionët Super Galeb G-4 ishin gjenerata e fundit e avionëve">avionëve të prodhuar nga industria ushtarake e ish-Jugosllavisë. Ato qenë dizenjuar për t’u përdorur më së shumti për trajnime të avancuara të pilotëve për luftë ndërsa u përdorën nga ushtria serbe në stërvitjen e fundit “Morava 2016” edhe në rolin e “mbështetjes me zjarr”, gjë që sugjeron se Serbia ka në plan t’i përdorë këto avionë edhe në operacione luftimi përpos stërvitjes.

Gjithsesi, Djokic shtoi se megjithëse projekti i modernizimit nuk u realizua, paratë e destinuara për të, në total 7.4 milionë euro, janë shpenzuar për qëllime të tjera.

Modernizimi i këtyre avionëve">avionëve vijon të figurojë si zë investimi në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017, por Djokic tha se ministria i ka njoftuar BCSP-së se projekti i modernizimit nuk ka nisur për shkak se qeveria nuk e ka miratuar ende atë.

Serbia ndërkohë ka deklaruar plane për të marrë avionë luftarakë MiG nga Rusia, gjë që ka ngritur pikëpyetje të tjera për strategjinë e forcave ajrore të vendit si dhe ka shtruar pyetjen nëse modernizimi i avionëve">avionëve Supergaleb është apo jo i nevojshëm.

Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për koment, por në deklarata të mëparshme ajo ka konfirmuar se Ministria e Financave e Serbisë ka ngurruar të japë fondet për këtë projekt.

“Për shkak se Ministria e Financave nuk qe në gjendje të jepte fonde shtesë nuk kishte mundësi për zbatimin e procedurës së prokurimit për zgjedhjen e një partneri strategjik nga jashtë vendit,” i pati thënë ministria BCSP-së tetorin e kaluar.

Avioni Supergaleb ka kryer fluturimin e parë provë në vitin 1978 ndërsa prodhimi i tij është përfunduar në vitin 1991. Gjithsej janë prodhuar 85 avionë të tillë./BIRN/
Shtuar më 17/03/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori