Akuzohen për trafik të qenieve njerëzore, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge pasi dyshohen se trafikonin qenie njerëzore.

Arrestimi i tyre u bë në plazhin e De Panne në fund të muajit tetor pas një operacioni të gjerë policor mes njësive ligj zbatuese.

Sipas mediave belge dy shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kishin si synim brigjet e Britanisë së Madhe ku me anë të një gomoneje do të transportin 11 emigrantë të paligjshëm.

Ata përpara gjykatës i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre duke pretenduar se gomonen e kishin marrë për të dalë për të peshkuar dhe jo për të transportuar emigrantë.

Me kërkesë të avokatit mbrojtës çështja ndaj tyre u shty për në datën 15 nëntor deri atëherë shqiptarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

“Ata tani do të merren përsëri në pyetje,” tha avokati mbrojtës Anthony Demol./albeu.com