U arrestua për korrupsion, GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme  (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e caktuar ndaj prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, që u arrestua në Kavajë disa jave më parë, për korrupsion.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”,  për marrje rryshfeti dhe lëhtësim mase, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë në burg./albeu.com