Serbët luftojnë në Ukrainë me uniforma "Kosova është Serbi" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që shqiptarët po renditen si palë luftuese në Siri apo në Irak, serbët, por edhe francezët kanë zgjedhur të ndihmojnë rusët, duke luftuar përkrah separatistëve pro-rusë në Lindje të shtetit ukrainas.

Serbët kanë deklaruar për mediat në vendin e tyre se i ndihmojë rusët, pasi edhe ata i kanë ndihmuar në çaste të vështira.

Një luftëtar, Radimi, i cili mban edhe të vëshur uniformë ku shkruhet "Kosova është Serbi" thotë se Rusia ka qenë ajo që i ka dalë gjithnjë në krah Serbisë dhe ndaj do japim gjithçka për rusët dhe shtetin e Rusisë.

"Unë jam nga Serbia dhe e di se çfarë është padrejtësia dhe çfarë është lufta kundër së keqes universale, lufta kundër sistemit të vlerave perëndimore, që ata janë duke u përpjekur për të na imponuar”, ka thënë ai.

Ndërsa, në luftë me serbët janë edhe francezët.

Një luftëtar francez iu ka thënë mediave botërore se "është impresionuar nga shpirti i luftëtarëve në lindje të Ukrainës për të luftuar deri në fund për kauzën e tyre". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori