Meta bën deklaratën e fortë: “E kisha paralajmëruar z.Berisha disa muaj para se të shpallej non-grata”

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar për herë të parë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se kishte paralajmëruar që në muajin shkurt ish kryeministrin Sali Berisha se do të shpallej non-grata.

Meta tha se lidhur me këtë çështje i ka patur gjithë informacionet e duhura dhe sipas tij prapa kësaj lëvizje fshihej vetë Lulzim Basha. Ndër të tjera, Meta shtoi se e dinte sesi do të ishte rrjedha e gjërave pas shpalljes “non-grata” të Berishës.

“E kam paralëjmaruar Berishën se do shpallej non-grata disa muaj para se kjo të ndodhte dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë Lulzim Basha. Rama ishte kryesori po ky ishte më i rrezikshmi pasi ishte njeriu i Berishës. Unë i kam të gjithë informacionet për këto çështje. Ashtu siç e kam ditur sesi do të vazhdonte kjo çështje më tej”– u shpreh Meta.


Shtuar 9.06.2022 21:48