Selena Gomez na la gojëhapur me pamjet e shtëpisë së saj 3 milionë dollarëshe (FOTO LAJM)
Këngëtarja
Selena Gomez është një ndër emrat më të njohur dhe ndër më të lakuarat së fundmi në media.
Pasi ish-i i saj,
Justin Bieber, kurorëzoi me martesë dashurinë me Hailey Baldwin,
fansat mendojnë se
Selena ende e ka mendjen tek ai, ndaj i ka dedikuar edhe një këngë.
“Të humba ty për të gjetur veten” quhet kënga e re e
Selena-s, e cila po mendohet t’i dedikohet ish-partnerit.
Mirëpo, ndryshe nga ç’mendojnë
fansat, burime pranë këngëtares kanë treguar se
Selena po e merr veten plotësisht nga ndarja me
Justin dhe martesa e tij, ndaj s’ka vend për dyshime lidhur me këngën e saj të re.
Ajo po fokusohet tek miqtë, familja dhe sidomos tek vetja e saj.
Madje, këngëtarja i ka bërë qejfin vetes me një vilë e cila i ka kushtuar rreth 3 milion dollarë.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje të shtëpisë së
Selena-s, e cila ka një pishinë të madhe në oborr, një palestër,
katër dhoma gjumi,
katër tualete, një sallon, një kuzhinë dhe një dhomë ngrënieje, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Shtuar më 22/10/2019,
ora 13:18