Sekuestrohen sërish armë në Lazarat (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Policia e Shtetit bëri sot publike rezultatet e operacionit të zhvilluar mbrëmë në vendin e quajtur "Arrët e Xhafere" në Lazarat, ku në një stan janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikov, dy automjete dhe një aparat celulari.

Sipas njoftimit të policisë, poseduesi i armëve dhe i automjetit me targa të huaja tip "Tojote" duke përfituar nga terreni u largua, por është indentifikuar në bazë të provave të sekuestruara në vendngjarje. Bëhet fjalë për shtetasin Asqeri Basha, i shpallur në kërkim nga policia.
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori