Sekretet që fshihen pas 4 trukeve më të famshme magjike (FOTO LAJM)

Nxjerrja e një lepuri nga kapelja

Për të kryer këtë truk, duhet një lepur, një tavolinë e mbuluar me mbulesë, një pëlhurë dhe një kapele tipike “magjistarësh”.

Merrni pëlhurën dhe lidheni fort në katër anë, për të improvizuar një thes. Te ky thes do vendosni lepurin. Thesi, më pas do të varet me nje gozhdë a diçka tjetër në një nga cepat anësorë të tavolinës. Mbulesa e tavolinës është e vendosur në mënyrë të tillë që fsheh thesin.

Në fillim të performancës, audiencës i tregohet që kapelja është bosh. Më pas, kapelja vendoset mbi tavolinë dhe tani vjen pjesa më e rëndësishme: Ajo që duhet të bëni është të përdorni lëvizje të lehta, thuajse të padukshme dhe të ngrini lart kapelen për të vendosur brenda thesin. Më pas, me disa lëvizje që ju bëjnë të dukeni sikur jeni në mendime, hiqni kapelen nga tavolina dhe zbuloni lepurin para audiencës.
Një shfaqje e mirë magjike ka fuqinë të na bëjë të themi “Uauu” çdo minutë dhe të pyesim veten:

“Si e bëri vallë?!”

Për katër nga truket më të famshme të iluzionistëve, përgjigjen jua japim në fotogalerinë e mësipërme.
Shtuar më 02/11/2020, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori