"S'do vjedhim si këta", pas Xhafajt, LSI sulmon edhe Eduart Shalsin (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Pas Fatmir Xhafës, një tjetër ministër i sapoemëruar i Ramës ka qenë nën objektivin e vartësve të Ilir Metës gjatë orëve pasi kreu i qeverisë shpalli emrat.

Bëhet fjalë për Eduart Shalsin. Dejana Kallogjerovië, e cila mban detyrën e kryetares së Studentëve të LRI-së si edhe të anëtares së kësaj partie në Këshillin Bashkiak të Tiranës, sapo ka postuar në Facebook-un e saj videon, me anë të të cilës Eduart Shalsi i bë i famshëm duke thënë: S'do të vjedhim si këta (PD sh.r).


Pak më parë, këshilltari i kreut të Kuvendit, Ralf Gjoni dha alarmin ndërkombëtarisht duke thënë: Një komunist po emërohet ministër i Brendshëm.

"E fundit nga Shqipëria. Komunisti i vjetër si ministër i Brendshëm me gjasë do të përkeqësojë krizën politike., shkroi ai para pak orwsh nw Facebook. /Albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori