Ndryshime në radhët e Policisë së Tiranës, emërohen kryekomisarët e rinj

Ndryshime në policinë e Tiranës! Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kryer emërimet e para.

Në krye të Komisariatit numër 1 në Tiranë, është emëruar Petrit Halo. Këtë post, e mbante deri para një muaji Bujar Mehmeti, i cili u pezullua pas hetimeve për ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit.

Në krye të Komisariatit numër 4 është vendosur Luan Hyseni. Këto nuk janë ndryshimet e vetme që priten të kryhen në radhët e policisë. Priten që të në ardhmen të bëhen edhe 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit.

 


Shtuar 17.10.2022 09:30