Pak muaj më parë,
Kida befasoi fansat e saj me një ndryshim drastik të look-ut.
Ishim mësuar ta shihnim brune, por
këngëtarja u kthye në një bjonde super seksi dhe kjo
pamje i shkonte shumë.
Duket se
Kida i dashuroi
flokët bjond dhe në Instagram s’kanë munguar pozat me
look-un e shumë-komplimentuar.
Mirëpo, vetëm pak orë më parë
këngëtarja ka habitur sërish fansat me një look të ri.
Ajo ka shkrepur para pasqyrës disa poza me
flokët e kuqe flakë dhe të prera shkurt, ndërsa po të shohim me vëmendje do ta dallojmë që janë paruke.
S’e dimë nëse
Kida ka ndërmend të eksperimentojë sërish me
look-un e saj, apo kjo
pamje do të përdoret në ndonjë videoklip të ri nga
këngëtarja.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 11:08