Turqia nuk gjen qetësi, tërmet i fuqishëm godet vendin

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur sot zonën lindore të Turqisë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë.

Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 5 kilometra. Aktualisht nuk ka raportime për dëme.

Turqia u godit nga dy tërmete shkatërruese në fillim të shkurtit duke shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur.

/albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 10:22