Scherzinger dhe Hamilton ndahen për herë të katërt (FOTO LAJM)

Për herë të katërt çifti Scherzinger dhe Hamilton janë ndarë, ndërsa në media qarkullojnë zëra të ndryshëm referuar shkakut. Pas shtatë vitesh lidhje, dy personazhet e famshëm i kanë dhënë fund romancës së tyre aq shumë të përfolur.

Këngëtarja 36-vjeçare Nicole Scherzinger prej kohësh jetonte në distancë me kampionin e Formula 1, 30-vjeçarin Lewis Hamilton. Një burim i tha MailOnline se ky ishte një vendim i përbashkët.

Duket se distanca i ka mbajtur ata larg njëri-tjetrit për një kohë të gjatë, e kjo ishte zgjidhja më e mirë. Burime të tjera thonë se shkak i kësaj ndarje mund të jetë edhe fakti se kampioni i Formula 1 refuzon vazhdimisht të martohet dhe krijojë familje me këngëtaren. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori