Sauditët kryejnë masakër në Jemen: Dhjetra fëmijë të vrarë pas bombardimit të autobusit

Pëlqej
Aviacioni i Arabisë Sauditë ka shënuar masakrën më të fundit në Jemen duke bombarduar një zonë të populluar. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sëfundmi bombat e avionëve të Arabisë Saudite kanë rënë mbi një autobus me fëmijë shkolle duke vrarë të paktën 43 persona, ndërsa 63 janë të plagosur.

Numrin e viktimave dhe të të plagosurve e ka rritur fakti që bombardimi ka ndodhur në një zonë të populluar.

Mësohet se 29 nga viktimat janë nën 15 vjeç dhe i përkisnin një shkolle aty pranë.

Arabia Saudite bombardon që prej vitit 2014 Jemenin duke shkaktuar një krizë humanitare atje sipas Neës York Timës.

Sauditët luftojnë kundër rebelëve Houthi, të cilët i konsiderojnë krahun e armatosur të Iranit të gadishullin arabik.

Që prej atij viti, Jemeni ndodhet në një krizë të madhe humanitare, ndërsa lufta ka shkaktuar më shumë se 50 mijë të vrarë dhe një numër tmerrësisht të madh të plagosurish dhe të shpërngulurish. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori