Mesazhi ironik i “fansave” për Olta Gixharin, momenti nga BBV që po thyen rrjetin (VIDEO)

Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sërish mesazhet e fansave të tyre nëpërmjet aplikacionit “Big Love” pasditen e sotme. Ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë dhe përshëndetën dhe falenderuan të gjithë mbështetësit e tyre.

Por, mesazhi që është bërë më së shumti viral në rrjet, i adresohej aktores Olta Gixhari. Duket se ka qenë ironi ku i shkruhej:

“Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve”.

Më e bukura e kësaj situate ishte se Olta dhe shumica e banorëve nuk e kanë kuptuar këtë ironi, ku aktorja është prekur dhe banorët e tjerë e kanë duartrokitur.

“Uuaa sa u preka” dëgjohet teksa thotë Olta pas mesazhit.